26 Shtator, 2017

Habit Enca: ‘Do ti gjej vetes një burrë që…


Është këngëtarja më e komentuar në rrjete sociale e në media dhe me videoklipet që i shkojnë në nuëmr të madh klikimesh dhe pikërisht kjo i ka dhënë Encës famë dhe protagonizëm në tregun muzikor shqiptar të viteve të fundit.

E ndërsa nga ana profesionale projektet e saj janë avangardë, nuk mund të themi të njëjtën gjë për anën sentimentale ku deri më sot Enca nuk është përfolur për ndonjë lidhje. Enca ka qenë shumë e  zonja dhe jetën e saj private ka ditur më së miri ta distancojë nga ajo publike.

Megjithatë deklarata e saj e fundit i thotë të gjitha mbi atë çfarë ajo po kërkon tek një mashkull.

“Do i gjej vetes një burrë që pëlqen kafen turke”, shkruan Enca teksa shihet se po zien kafen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al