18 Dhjetor, 2017

Habit Era Rusi: Jam beqare, njerëzit mendojnë se mos ngel në derë…


Këngëtarja Era Rusi ka qenë e ftuara e radhës e emisionit ‘’Thumb’’ ku ka folur jo vetëm rreth eksperiencës së saj në “C’est La Vie” , por edhe për jetën e saj private ku ka pranuar publikisht se tani nuk është në një lidhje.

Madje ajo me humor ka shtuar: “Nuk e di përse burrat tremben nga mua! Kanë filluar njerëzit mendojnë se mos ngel në derë. Nuk ka asgjë që nuk shkon. Gjërat janë të shkruara lart. Kot që bëjmë lista me çfarë pëlqejmë tek meshkujt sepse në fund pëlqejmë njeriun që s’ka asgjë nga lista. Vlerësoj sinqeritetin, do më pëlqente biond me sybojëqielli, nuk do ishte keq se mendoj për fëmijën. Gjëja e fundit që do të doja do të ishte të martohesha me një muzikant apo artist.” – u shpreh ajo.

 

 

 

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al