8 Nëntor, 2017

Habit Fotini: Ne ende nuk i kemi marr lekët e Big Brother! Dasma u anulua sepse …


Danjeli dhe Fotini, spikatën në BIG Brother, jo vetëm për faktin se ishin fituesit e çmimit të madh, por edhe për faktin se u martuan brenda shtëpisë së Big Brother,  në një ceremoni civile. Por sikundër kishin paralajmëruar ende më parë çifti kishte vendosur të bënte një dasëm tradicionale, me adete shqiptare në nëntor, por vetëm dy ditë më parë u morr vesh se dasma ishte anuluar. Sot me anë të një statusi në Instagram Fotoni ka dhënë edhe arsyet për këtë duke bërë të ditur ‘fajtorin’ e planeve të prishura.

Ajo ka deklaruar se ata si fitues të çmimit të madh nuk i kanë marrë ende paratë nga spektakli dhe kjo ishte arsyeja e cila e kishte detyruar çiftin të shtynte dasmën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al