14 Shtator, 2017

Habit Geti, pas dasme nuk paska plane për muaj mjalti


Fundjavën e kaluar ata realizuan një nga dasmat më të bujshme të shoubizit shqiptar në një resort pranë bregdetit të Gjirit të Lalsit.

Një nuse e bukur si në përralla dhe një dhëndër sharmant dhe po aq interesant dhe i dashuruar pas nuses si Geti, dasma ishte një ceremoni e kuruar në detaje.  Sot kemi marr lajmin që të gjithë nuk e prisnim, pasi me imagjinatën tonë e kemi menduar se Marina dhe Geti duhet të ishin duke bërë gati valixhet për muajin e bekuar të mjaltit.

Por teksa kanë kaluar 4 ditë nga dasma, Geti është çlodhur mjaftueshëm, dhe është gati për t’ju kthyer punës. Po, po e lexuat mjaft mirë!

Përmes një postimi në Instagram ai ka lajmëruar të gjithë fansat e tij se nesër do të jetë në Tiranë në koncert në një nga pub-et e kryeqytetit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al