26 Shtator, 2017

Shokon Grida Duma, ambasadorja më tha: E ke përdorur atë veglën e fortë…?


Zëdhënësja e Grupit Parlamentar të PD dhe njëherësh deputetja Grida Duma ka treguar një bashkëbisedim të saj me shefen e OSBE-së Audrey Glover, gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2015 në Durrës, ku Duma ishte kandidate për kryebashkiake.

E ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në Vizion Plus, Duma tha se u pyet nga shefja e OSBE-së nëse e kishte përdorur të qenit grua për të forcuar figurën e vet.

Por pavarësisht se e pranoi që i pëlqen të kurohet për pamjen e jashtme, dhe shpesh herë është sulmuar nga ky fakt, Duma tha se nuk ka zgjedhur asnjëherë të bëjë rolin e viktimës.

“Shefja e OSBE-ODHIR kur erdhi për zgjedhjet në Durrës më pyeti: E ke përdorur atë veglën e fortë që je grua dhe prandaj të godasin?! Në një aspekt të madh, kjo është lojë mediatike dhe lojë imazhi, për të bërë viktimën dhe nuk është pjesë e natyrës sime. Edhe ato që e gjejnë veten të përshtatur në terren, për mendimin tim dalin nga vetja. Dhe unë mendoj se nuk duhet ta bëjnë këtë”, tha Duma./TP/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al