21 Shtator, 2017

Habit Julian Deda: ”Dua të shes shtëpinë…”


Aktori i humorit Julian Deda ka surprizuar të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale për shkak të një statusi ku paralajmëron shitjen e shtëpisë së tij.

“Dua te shes shtepinë. Nëse interesohet dikush, të më shkruaj në inbox për detajet. Çmim i paparë dhe me hipoteke,”-përfundon statusi i tij.

Nuk dihen arsyet se përse aktori ka marrë këtë vendim. Ndonëse ai ka paralajmëruar nisjen e sezonit të ri në “Apartamentin 2XL” mos vallë edhe ai do ti shtohet listës së personazheve të njohur që vendosin të largohen nga Shqipëria?

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al