Bota e internetit dhe rrjetet sociale duket se i kanë ridimensionuar disa marrëdhënie sociale, por edhe jetën e individëve të thjeshtë.
“No Nut November” ishte trendi i përhapur në mënyrë virale që u përqafua me shpejtësi në rrjetet sociale dhe që i shpjeguar me pak fjalë do të thotë “një nëntor pa seks”.
Pjesë e kësaj “fushate” qenka bërë edhe reperja e famshme amerikane, Cardi B, e cila në një status në Twitter shkruan se ka 13 ditë pa bërë marrëdhënie seksuale.
“Po bëhen 13 ditë pa bërë seks!”, – shkruan ajo. “Po filloj të humbas shikimin në syrin e majtë!”
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al