14 Dhjetor, 2017

Habit këngëtarja shqiptare: Kam qenë dhe jam viktimë e thashethemeve


Rita Ora në një intervistë për ‘’Daily Star’’ është ankuar se pasi është bërë e famshëm ka qenë viktimë e thashethemeve, duke pasur parasysh kështu edhe komentet për lidhjet me burra të famshëm si Calvin Harris, Rob Kardashian dhe Ricky Hil. Ajo është shprehur se është gjykuar më shumë sesa femrat e tjera të famshme në këtë industri.

‘’Kam qenë viktimë e thashethemeve dhe ende jam, kjo është bota ku unë jetoj, e tillë është, por mund të mbijetosh edhe përmes saj, unë kam dashur ta bëj pikërisht këtë dhe të jem femër në këtë industri duke e pasur aftësinë e të pasurit një zë për të kënduar’’. Kohët e fundit atë e kemi parë edhe në nisma filantropiste për të ndihmuar fëmijët në nevojë në Afrikë.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al