Ylli Dervishi i njohur ndryshe si Buci mbrëmjen e djeshme u eleminua nga “Big Brother VIP Kosova”, pasi u shpall më pak i votuari në një nominim me Santiana Malokun dhe Blerandos.
Pas daljes nga shtëpia ai u ftua në studio, ku u vu përballë disa pyetjeve nga prezantuesit e spektaklit, Jonida Vokshi dhe Alaudini Hamiti.
Një ndër pyetjet që ky i fundit i drejtoi Bucit ishte se cili banor mendon që e meriton fitoren e “Big Brother VIP Kosova”, ndësa ai i habiti të gjithë duke thënë: “Unë mendoj që Santi e meriton fitoren!”
Dyshja janë parë mjaft të afërt me njëri-tjetrin brenda shtëpisë, ndërsa shpesh herë ka pas edhe momente flirti mes tyre.
Ishte ish-konkurentja Linda Halimi ajo që disa ditë më parë tha se Santiana dhe Buci njihen prej kohësh dhe kanë një afër jashta shtëpisë, pavarësisht se dyshja i kanë mohuar këto lajme.
Santiana dhe Buci gjatë qëndrimit në këtë spektakël kanë treguar se partnerët e tyre po i presin jashtë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al