27 Shtator, 2017

Habit modelja në urimin për Noizy-n: Nuk e kam larë këmbën që atë ditë…


Noizy sot feston ditëlindjen . Reperi i njohur ka marrë shumë urime në këtë ditë të shënuar, nga fansat e tij, por edhe nga personazhe të njohur që janë miqtë dhe bashkëpunuesit e tij.

Njëra prej tyre është modelja Elena Lika, e cila me sa duket është një fanse e madhe reperit.

Ajo çfarë na bën përshtypje te ky urim është shkrimi që Elena ka bërë përpos urimit. Në videon e postuar shikohet Noziy teksa i shkruan një autograf në kofshën e djathtë modeles. Elena ka shkruar se nuk e ka larë këmbën që nga ajo ditë.

“Noizy nuk e kam larë këmbën që atë ditë. Gëzuar ditëlindjen njeri i zakonshëm se “King” jam vetë!”,-shkruan Elena duke na habitur të gjithëve.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al