VIP-at shqiptarë njihen për jetën luksoze që bëjnë, me makina të shtrenjta, rroba firmato e pushime në vendet më luksoze. Ndryshe nga VIP-at e huaj që i fshihen paparacëve gjatë kohës që janë me pushime, VIP-at shqiptarë i kanë kthyer llogaritë e tyre në Instagram në një shfaqje luksoze duke zbuluar gjithçka nga jeta e tyre e shtrenjtë.
Mirëpo në emisionin “Fol Shqip show”, Robert Berisha deklaroi se të gjitha këto janë vetëm gënjeshtra dhe se VIP-at shqiptarë kanë borxhe.
“Të gjithë janë të mbytur në borxhe, të gjithë janë zibidi”, u shpreh Roberti duke shtuar se vetë ka 4 kredi dhe se nuk ekziston asnjë shans që ndonjë VIP shqiptar të jetë milioner ashtu siç tregojnë/Xing.al/
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al