8 Prill, 2022

Hailey Bieber në kopertinën e “Allure”, ja çfarë zbuloi modelja në një nga intervistat e saj më personale


Hailey Baldwin Bieber ka bërë një rrëfim të sinqertë për shkëputjen e saj nga pasarelat e modës, e jo vetëm, teksa është shfaqur në kopertinën e muajit maj të Allure.

“Kam pasur një përvojë vërtet të keqe me një drejtor në kasting që ishte shumë i rëndësishëm”, -tha Bieber, e cila ka sfiluar në pasarelat për shtëpitë e modës në të gjithë globin gjatë karrierës së saj, duke përfshirë Versace, Off-White dhe Dolce & Gabbana. “Ai i tha diçka agjentit tim që thjesht ma tronditi besimin kur ishte fjala për pistën. Nuk dua të ndihem keq për veten time në këtë hapësirë, sepse ndihem shumë mirë për punën që bëj. Pse duhet ta vendos veten në një pozicion që më bën të ndihem e vogël?”

Hailey po ashtu ka folur se si të qenurit në qendër të vëmendjes ka reflektuar në jetën e saj personale. Modelja 25-vjeçare pranoi se mund të ishte shumë e lodhshme të provosh të kontrollosh gjithçka në jetën tënde, ndaj thotë se përpiqet të jetë vetvetja dhe të pranojë gjërat ashtu si i vijnë.

Do të ishte tmerrsisht e lodhshme për mua që të kontrolloj gjithçka. Nuk ka asnjë mënyrë që unë mund ta bëj atë. Është shumë e vështirë të kontrolloj median dhe atë çfarë ajo publikon, ndaj unë thjesht përpiqem të bëj më të mirën time dhe ta pranoj këtë.”-ka thënë ajo.

Vitin e kaluar, modelja lançoi kanalin e saj në YouTube, por nuk është shumë aktive. Lidhur me këtë gjatë intervistës ajo tha: “Unë kuptoj që ka shumë gjëra në jetën time me të cilat njerëzit nuk mund të krijojnë një lidhje dhe po përpiqem të mos jem naive rreth kësaj.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë modelja hodhi poshtë dyshimet e fansave se ajo bashkë me Justin Bieber janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Pasi çifti eci në tapetin e kuq të Grammy Awards të dielën, fansat filluan të ngrenë dyshime se vajza e aktorit Stephen Baldwin është në pritje të ëmbël. Hailey iu përgjigj online aludimeve: “Unë nuk jam shtatzënë, më lini rehat.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al