5 Prill, 2022

Hailey Bieber reagon e revoltuar pas thashethemeve se ajo është në pritje të një fëmije: Më lini të qetë!


Nuk është hera e parë që  bashkëshortja e Justin Bieber modelja e njohur Hailey të përflitet se është në pritje të një fëmije me këngëtarin. Thashethemet u ndezën sërish pas daljes së çiftit në ceremoninë e tapetit të kuq në “Grammy”-s.

Veshja e modeles i bëri fansat që të dyshojnë se ajo është shtatëzanë pasi fustani  “Saint Laurent” që kishte veshur ishte i gjatë dhe i gjerë ndryshe nga paraqitjet e saj të shumta ku zakonisht vendos të nxjerrë në pah linjat e saj perfekte trupore.

Hailey ka reaguar në Instagram në lidhje me thashethemet që pretendonin se ajo është në pritje të fëmijës së saj të parë me Bieber.

“Unë nuk jam shtatzënë, më lini të qetë,” komentoi Baldwin në një postim në Instagram nga ‘Radar Online’, në të cilin lajmi ishte i titulluar: “Fansat janë të bindur që Hailey Bieber është shtatëzanë pasi ajo u shfaq në tapetin e kuq e veshur më një fustan të gjerë”

“Shumë krenare për ty dhe albumin Justice. Çfarë viti i pabesueshëm ka qenë! Kaq shumë për të festuar.”– shkroi modelja krahas fotos së postuar ku shfaqet duke u puthur me Justin në MGM Grand Garden Arena në Las Vegas.

“Ka diçka që u ndodh grave kur martoheni,” i tha bukuroshja për ‘Wall Street Journal’  gjatë muajit shkurt.

 “Të gjithë supozojnë se është shatëzanë: Së pari vjen dashuria, pastaj vjen martesa, pastaj vjen fëmija. Mendoj se e kisha të ngulitur në kokën time se do të doja të kisha fëmijë menjëherë dhe do të doja të kisha fëmijë shumë e re,” shtoi ajo.

“Pastaj u bëra 25 vjeç dhe them, jam ende shumë e re!”- përfundoi Hailey.

Nga planet e saj dhe të Bieber për të qenë prindër, modelja tha se ata ka të ngjarë të fillojnë të provojnë “në dy vitet e ardhshme”.

“Por ka një arsye që thonë ‘po e provojmë’, apo jo?” paralajmëroi ajo. “Ju nuk e dini se sa kohë do të zgjasë ai proces.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al