15 Mars, 2022

Hailey shtrohet urgjent në spital pas problemeve në tru, ja gjendja e Justin Bieber


Modelja Hailey Bieber është e shtruar në spital për shkak të problemeve shëndetësore që lidhen me trurin, ku sipas mjekëve mund të jetë si pasojë e infeksionit me koronavirus.

Rrjeti TMZ  raportonte se modelja 25 vjeçare u shtrua në spitalin e Palm Springs disa ditë më parë pasi pësoi një “emergjencë mjekësore”, që sipas raportimeve kishte prekur aftësinë e saj për të lëvizur.

Doktorët thonë se kanë bërë disa teste koronavirusi pasi bashkëshorti i saj ylli i muzikës Justin Bieber, ishte diagnostikuaar me Covid dy javë më parë, për çka anulloi një shfaqje në Las Vegas.

Disa burime thonë se Hailey ka dalë tashmë nga spitali ndërsa doktorët janë ende duke hetuar për shkaqet kryesore të sëmndjes së saj.

Justin Bieber është “shumë i shqetësuar” për gruan Hailey Bieber pas problemit të saj shëndetësor.

Një burim ka treguar për PEOPLE se Justin e ka pasur të vështirë të përballet me shtrimin në spital të gruas së tij. “Hailey nuk do që askush të shqetësohet për të, por ishte një situatë e tmerrshme për të dy.Justin është ende shumë i shqetësuar. Ai mezi fle. Ai qëndron zgjuar duke e parë ndërsa ajo pushon”, rrëfeu burimi i brendshëm.

Hailey foli rreth gjendjes së saj shëndetësore në një deklaratë të shpërndarë në Instagram Story gjatë fundjavës.“Të enjten në mëngjes, isha duke ngrënë mëngjes me bashkëshortin tim kur nisa të kisha simptoma të ngjashme me goditjen në tru dhe u dërgova në spitl.“Ata zbuluan se kisha pësuar një mpiksje gjaku shumë të vogël në tru, gjë që shkaktoi një mungesë të vogël oksigjeni, por trupi im e kishte kaluar vetë dhe u shërova plotësisht brenda pak orësh.Megjithëse ky ishte padyshim një nga momentet më të frikshme që kam kaluar ndonjëherë, tani jam në shtëpi dhe jam mirë, dhe jam shumë mirënjohëse dhe falënderuese për të gjithë mjekët dhe infermierët e mrekullueshëm që u kujdesën për mua!”, shkruajti Bieber. Ajo falenderoi gjithashtu  ndjekësit për mesazhet e tyre, duke shtuar: “Faleminderit të gjithëve që ju që jeni shqetësuar si dhe për gjithë mbështetjen dhe dashurinë.”

Shtrimi i saj vjen pasi këngëtari rezultoi pozitiv me Covid-19 në shkurt dhe duhej të shtynte turneun e tij Justice Ëorld. Ai  anuloi dhe shfaqjen e tij në Las Vegas, e cila u shty për në 28 qershor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al