Ndërsa gjyqi për shpifje mes Johnny Depp dhe Amber Heard vazhdon, beteja ka shkuar përtej gjykatës pasi dikush ka ndryshuar emrin e aktores në faqen e Google në IMDB.
Thuhet se faqja është hack-uar dhe emri i aktores është ndryshuar nga Amber Heard në Amber Turd. Megjithatë, ndryshimet nuk ishin të dukshme në faqen e internetit të IMDB. Emri ‘Amber Turd’ u shfaq vetëm në rezultatet e kërkimit të Google. (Fjala ‘Turd’ do të thotë ‘fekale’ ose ‘një person i përbuzur’.)
Pasi ngjarjet e ndodhura gjatë martesës mes dy aktorëve u bënë të njohura, fansat e Depp fajësuan Heard për shkarkimin e aktorit nga ekskluziviteti Fantastic Beasts.
Javët e fundit, pasi filloi gjyqi, ngacmimi i Heard ka qenë i vazhdueshëm në internet dhe media sociale. Shumica e përdoruesve fajësojnë aktoren për kontradiktat e saj të vazhdueshme, si dhe provat që dyshohet se tregojnë se dhuna ishte e ndërsjellë.
“Fajtore është e çmendura e Amber Heard”, “Mos harroni kurrë hipokrizinë e këtij kllouni të neveritshëm apo “Nëse diçka na bashkon në Tëitter është urrejtja ndaj Amber Heard”, janë vetëm disa nga mesazhet që janë lexuar në këto muaj.
Gjithashtu ndaj aktores u zvhillua edhe një peticion. Peticioni i Change.org për të hequr aktoren nga kasti i “Aquaman 2” ka arritur mbi 2.6 milionë nënshkrime. Me përfundimin e javës së tretë të gjyqit, peticioni u kërkon drejtuesve të filmit që Amber mos të jetë më pjesë e kastit.
Peticioni shkruan se “Amber Heard është ekspozuar si dhunuese në familje nga Johnny Depp”. Ai gjithashtu pretendon se që nga divorci i çiftit, Heard “ka bërë përpjekje sistematike për të shkatërruar Depp në Hollyëood, duke bërë rrëfime të pavërteta e të shumta të incidenteve në të cilat ajo kishte abuzuar me Johnny Depp, duke gënjyer se ai ishte abuzuesi”. Peticioni shton se dhuna në familje ndaj burrave “duhet të njihet dhe duhet të ndërmerren veprime për të parandaluar që një abuzuese e njohur të promovohet në industrinë e argëtimit”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al