12 Maj, 2022

Halsey vuan nga katër sindroma dhe është alergjike ndaj gjithçkaje, si ndryshoi jeta e artistes pasi u bë nënë


Të jetosh duke vuajtur nga katër sindroma dhe alergjike nga gjithçka- duket e vështirë por jo e pamundur. Shembulli i fundit vjen nga këngëtarja Halsey.

Këngëtarja postoi disa video në Instagram duke treguar: “Shumë nga ju keni pyetur veten se çfarë po ndodh me shëndetin tim dhe disa prej jush panë një TikTok se unë jam alergjike nga çdo gjë. Natyrisht që shëndeti im ka ndryshuar shumë që kur kam mbetur shtatzënë dhe kam lindur. Fillova të sëmurem vërtet, vërtet, vërtet.”

Që kur u bë nënë, ajo është shtruar në spital për anafilaksi disa herë (anafilaksia bën që sistemi imunitar të lëshojë një vërshim kimikatesh që mund t’ju bëjnë të përjetoni shok) teksa është diagnostikuar me sindromën Ehlers-Danlos, sindromën Sjögren, sindromën e aktivizimit të qelizave mast dhe sindromën e takikardisë ortostatike postural.

Sindroma Ehlers-Danlos është një çrregullim i indit lidhës, sindroma e Sjögren-it përkufizohet si gjendje kronike autoimune e karakterizuar nga degjenerimi i gjëndrave të pështymës, duke shkaktuar tharje të gojës dhe syve. Sindroma e aktivizimit të qelizave mast mund të shkaktojë një reaksion alergjik të menjëhershëm, sipas Akademisë Amerikane të Alergjisë, Astmës dhe Imunologjisë. Johns Hopkins Medicine thotë se sindroma e takikardisë ortostatike posturale është një çrregullim i qarkullimit të gjakut që mund të shkaktojë rritje të rrahjeve të zemrës.

Këngëtarja është alergjike nga kafeja, patatja, misri, spinaqi, xhenxhefili, hudhra, qumështi, gruri, gaforret, karkalecat, karotat, specat, bajamet, kikirikët, boronicat, pjepri, rrushi, qepa, shega, gjeli i detit, lulelakra, kungulli, mustarda, arrëmyshku, selinoja, dardha, thekra, limoni, arra e kokosit, bananet, bizelet etj.

Halsey dhe i dashuri i saj, Alev Aydin, u bënë prindër pak kohë më parë. Përmes një fotoje të postuar në Instagram, Halsey zbuloi se fëmija i tyre ka ardhur në jetë më 14 korrik. “Mirënjohje. Për lindjen më ‘të rrallë’ dhe euforike. Mundësuar nga dashuria. Ender Ridley Aydin. 7/14/2021,” shkroi këngëtarja.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by halsey (@iamhalsey)

Halsey dhe Alev, ky i fundit me profesion aktor dhe producent, thuhet se janë miq prej shumë vitesh dhe në një lidhje prej pak kohësh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al