18 Dhjetor, 2020

Hana feston ditëlindjen, Mozzik i bën urimin më të bukur: Para dy viteve isha tek dhoma e lindjes tënde…


Vajza e Mozzik dhe Loredana Zefit, Hana, feston sot ditëlindjen.

loredana zefi, mozzik (8)

Vogëlushja mbush dy vjeç dhe prindërit e saj janë kujdesur t’i dedikojnë urimet më të bukura.

loredana zefi, mozzik (7)

Reperi ka ndarë në llogarinë e tij në Instagram një foto me të voglën në krahë, ku shkruan:

Urime datëlindja vajza ime e vogël, Hana! Para dy viteve isha tek dhoma e lindjes tënde. Kur linde thash me vete: ‘mos po e shoh vetën të vogël?!’.

Zoti të dhëntë shëndet, dashuri! Ti je krenaria ime, ti je suksesi im, ti je gjithçka për mua në këtë jetë. Në rritjen e fëmijëve e sheh njeriu se sa shpejt ikën koha. Të don baba yt! Urime datëlindjen e dytë!”, shkruan reperi.

loredana zefi, mozzik (4)

Ndërsa Zefi, publikoi para pak minutash një video në Instastory, krahas së cilës shkroi “Gëzuar ditëlindjen”, shoqëruar me disa emoji zemre.

Në të, ajo dëgjohet duke i thënë të voglës: “Kush e paska ditëlindjen?”, teksa ajo i përgjigjet: “Hana”.

loredana zefi, mozzik (2)

Mozzik dhe Loredana zbuluan para pak kohësh, me anë të pjesës së parë të dokumentarit të reperes, se janë rikthyer bashkë, duke hedhur pas krahëve çdo problem që kishin në të shkuarën.

loredana zefi, mozzik (1)

Thuhet se dyshja e famshme kanë nisur edhe të bashkëjetojnë në Gjermani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al