4 Tetor, 2017

Hani dhe nuk gjeni ngopje? Ja shpjegimi sociologjik për këtë


Studiues nga Universiteti Vermont kane gjetur që në qoftë se ndjenjën e të qenit të ngopur e lidhim me konsumimin më të lartë të ushqimit, mund të ndihemi të uritur edhe kur fizikisht nuk kemi nevojë më për ushqim.

Sa herë që prindërit ju kanë thënë që të përfundoni pjatën tuaj në qoftë se dëshironi ëmbëlsirë. Kjo mund të ketë ndihmuar që të krijoni një ves të keq mendor; sa më shumë që ha aq më i shijshëm do të jetë ushqimi.

Në një testim të realizuar me minj, mjekët Mark Bouton dhe Scott Schepers, kanë gjetur që minjtë të cilët janë “shpërblyer” me ushqim pasi kishin konsumuar sasinë e nevojshme, kanë vazhduar të ushqehen shumë më shumë edhe pse tashmë ishin të mbushur.

 

Sipas këtij studimi, kjo gjendje psikologjike ndihmon në shpjegimin se pse i rikthehemi ushqimit të tepruar edhe pas ndonjë diete efikase.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al