Ylli televiziv Kim Kardashian ka realizuar një set fotografik për “Vogue Taiwan”. Ndryshe nga herët e tjera, Kimi nuk ka nxjerrë në pah asgjë për t’u shënuar.
Por siç vihet re nga fotot, 37-vjeçarja shihet e veshur me një peliçe dhe me shumë bizhuteri nëpër duar për shkrepjet e revistës së modës së lartë.
“Jam shumë e nderuar që jam në kopertinën e Vogue Taiwan”, shkroi Kim Kardashian në blogun e saj.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al