Tri studente amerikane që u përpoqën që të gatuanin një specialitet italian, dështuan me sukses.
20-vjeçaret që jetonin në një apartament të marrë me qira në qytetin e Firences, ku edhe ndiqnin studimet vendosën që të gatuanin makarona.
Pasi e vendosen, ato hodhën ne tenxhere pakon e makaronave që kishin blerë në marketin aty pranë dhe i vunë në zjarr. Por sipas mediave italiane, vajza harruan një detaj të vogël; ujin.
Studentet nuk u kishin hedhur ujë makaronave që po gatuanin e për pasojë, jo vetëm kuzhina, por rrezikoi që të digjej e gjithë banesa ku të rejat qëndronin.
Si pasojë është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses, e cila është njoftuar menjëherë nga fqinjët. Falë ndërhyrjes së tyre u bë e mundur edhe shmangia e tragjedisë.
“Quinews Firenze” shkruan se për të sqaruar rrethanat sesi u ndez zjarri në apartament, policia mori në pyetje tri studentet. Dëshmia ishte sa e sinqertë, aq edhe qesharake.
“Vendosëm të gatuanim makarona, por nuk e dinim që ato bëheshin pa ujë”, deklaruan 20-vjeçaret njëzëri.
PANORAMA PLUS
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al