19 Maj, 2022

Harry Styles flet për këngën e bujshme që i ka dedikuar të dashurës së tij


Ditët e pafajshme të Harry Styles për të kënduar për “Watermelon Sugar” dhe duke përdorur eufemizma të tjera të lidhura me frutat kanë ikur prej kohësh!

Përpara publikimit të albumit të tij të tretë (të titulluar “Harry’s House)” më 20 maj, këngëtari ishte i ftuar “The Howard Stern Show” ku ndau disa informacione mbi procesin e tij të shkrimit të këngëve, veçanërisht kur bëhet fjalë për disa nga tekstet më të rrezikshme në ekran.  Dyshja filluan një bisedë rreth këngës së re të këngëtarit “Cinema”, të cilën Howard Stern e përshkroi si “një këngë të vërtetë dashurie”. Tekstet përfshijnë vargun, “Nëse po lag veten për mua, mendoj se je e gjitha e imja”.

Howard vuri në dukje, “Ju takuat të dashurën tuaj të tanishme [Olivia Wilde], kpasi ajo po drejtonte filmin ku ti luan. Dhe ju jeni të dashuruar. Është e qartë dhe mund të shoh se kjo është dashuri e vërtetë…Kur shkruan një këngë si kjo për të dashurën tënde, a ia çon asaj dhe i thua: “Dëgjo këtë zemër. Unë e kam shkruar këtë për ty” Si ia prezanton asaj?”

Harry, i cili ka folur publikisht për dëshirën e tij për t’i mbajtur private marrëdhëniet e tij personale, tha: “Unë mendoj se është e rëndësishme të shkruani për atë që po kaloni në jetë dhe të përpiqeni ta ktheni jetën në art. Mendoj se më shum se të kapësh një moment është të jesh i vërtetë ndaj atij.”

Hmmm.

Howard nuk ishte i kënaqur. “Kam bërë një film [Private Parts të 1997]. U dashurova me të gjithë në film… A nuk është afrodiziaku më i madh? Është vendi më i lehtë për t’u dashuruar. Ju ratë në dashuri në një set filmi?” -pyeti ai.

Oh wow, si t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje?” -tha Harry me shaka. “Kam pasur një përvojë të mrekullueshme duke u drejtuar nga Olivia. Mendoj se ka diçka që padyshim… aktrimi është disi shumë i pakëndshëm ndonjëherë. Mendoj se duhet të besosh shumë. Të jesh në gjendje t’i besosh producentit/es tënde është një dhuratë,” vazhdoi ai.

Harry dhe Olivia konfirmuan lidhjen e tyre në janar 2021, katër muaj pasi u njoftua se ai i ishte bashkuar kastit të filmit të saj të ardhshëm ‘Don’t Worry Darling’.

Ndërsa ata e kanë mbajtur romancën e tyre private, të dy kanë treguar mbështetjen për njëri-tjetrin. Në një intervistë me ‘Better Homes and Gardens’ muajin e kaluar, Harry shpjegoi se më parë ndihej i “turpëruar” për jetën e tij seksuale dhe në siklet kur fliste për të.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al