12 Shtator, 2024

Personazhet e TikTok e pësojnë, çifti gjobiten nga policia për tejkalim të shpejtësisë! Hati “mesazh” partnerit: Jashar bëj gati…


Hatixhe Brika, një tik-tok-erse e njohur për publikun si Hati, së fundmi i është hequr patenta si dhe është gjobitur nga policia e shtetit me një shumë prej 20 000 lekësh. E gjitha kjo ndodhi pasi Hatixhja ka publikuar një video në “Tik-Tok” ku shihet qartë teksa e shtyn partnerin e saj të eci me makinë duke tejkaluar normat e shpejtësisë.

Jo vetëm Hati por dhe bashkëshorti i saj Jashar Stojkut, i është hequr patenta për 6 muaj dhe është gjobitur me 40 000 lekë.

Pasi video-ja ka marrë shumë klikime dhe ka shkruar virale jo vetëm policia por edhe mediat kanë shfaqur shqetësimin e tyre për këtë rast.

Megjithatë, blogerja 19-vjeçare e ka kaluar me humor gjithë këtë situatë duke e publikuar në “InstaStory” lajmin dhe përbri ka shkruar: “Jashar, bëj gati helikopterin”.

Çifi në fjalë e kanë shfaqur shpesh pasionin e tyre për makinat e luksit, video të tilla zënë një pjesë të madhe të përmbajtjes në Tik-tokun e blogeres.

Kujtojmë që vete Hati deri më tani nuk e ka shfaqur kurrë fytyrën e bashkëshortit të saj në rrjetet sociale pasi është shprehur që ky i fundit nuk dëshiron të jetë fytyrë e njohur në publik.

Mirëpo, ndjekësit besnik të dyshes kanë siguruar foto të Jasharit, i cili thuhet se është një biznesmën me të ardhura të mira ekonomike, dhe tashme dhe ai është bërë i njohur gjerësisht, në Tik-Tok dhe jo vetëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al