Modelja e njohur Heidi Lushtaku i surprizoi para pak javësh ndjekësit e saj pasi zbuloi se është bërë nënë për herë të parë.
Ajo e ka mbajtur gjithnjë hermetike jetën e saj private nga e cila kohët e fundit ka patur shumë të reja. Modelja ndau në Instagram disa foto, ku në njërën prej tyre shihej me partnerin dhe të birin teksa ka shkruar: “Ti ishe sekreti ynë më i bukur. Gëzuar 1 mujorin e lindjes”.
View this post on Instagram
Ndërkohë sot ajo ka zbuluar emrin që i kanë vendosur djalit: Kaïs Ömer. Kaïs Ömer është emër me origjinë arabe. Kaïs do të thotë mençuri ndërsa Ömer nga arabishtja do të thotë “jetëgjatë”.
Modelja ka shpërndarë një foto me të birin në krah duke shkruar: “Duke pushuar me Kaïs Ömer”.
View this post on Instagram
Modelja është në lidhje me futbollistin e Atalantës Merih Demiral. Futbollisti është 8 vite më i vogël se ajo dhe thuhet se Heidi dhe Merih janë takuar së fundmi në Zvicër ku kanë darkuar me miqtë e tyre. Aty kanë rënë në dashuri dhe formuan tashmë një familje të bukur.
Romanca publike e fundit e modeles ishte ajo me boksierin Robin Krasniqi. Ish-çifti i dhanë fund papritur i kanë lidhjes së tyre të bukur 4-vjeçare në prag të ceremonisë martesore.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al