21-vjeçarja egjiptiane Shyma, është akuzuar për “nxitje shthurjeje” dhe u dënua me dy vite burgim. Videoklipi i saj i cili përmbante disa skena ku këngëtarja këndon e zhveshur me të brendshme, ndërsa ha një mollë dhe një banane para një klase me studentë. Këto skena u konsideruan shumë sensuale dhe të paparanueshme nga opinioni publik.
Ajo u arrestua në 18 nëntor pasi policia mori ankesa të shumta në lidhje me videon e këngës ‘I Have Issues”. Edhe regjisori i videos ka marrë të njëjtin dënim, pasi u akuzua si bashkëfajtor. Videoja krijoi zhurmë publike dhe u diskutua në një sërë emisionesh egjiptiane. Shyma kërkoi falje për videon në Facebook dhe tha se nuk e priste këtë reagim.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al