Prej kohës çifi Mozzik-Loredana janë në qendër të vëmendjes për shkak të ndarjes së tyre. Që prej nuk janë më bashkë, ata nuk i kanë ndalur ‘kunjat’ në adresë të njëri-tjetrit.
Loredana ishte e para që foli për ndarjen, duke e deklaruar veten nënë beqare dhe duke vazhduar kështu e vetme turet muzikore.
Ndërsa tani rradhën për të ‘folur’ e ka patur reperi i cili i ka thënë të gjitha në këngën e re të lançuar vetëm disa orë më parë, ‘Dhelpër dinake’.
“Dhelpën dinake, e kom dit prej asaj nate. Jena lodh tu bo debate. Ti moj dhelpën dinake, dhelpën dinake. S’ka ma debate, kaq e pate. Hiqmu prej qafe”, është refreni i këngës.
Kjo na bën të mendojmë që arsyeja e vërtetë e ndarjes së tyre kanë qenë pikërisht debatet.