Një grua nga Fieri ka rrëfyer sot në “Aldo Morning ShoW” historinë e trishtë të jetës së saj. Merita rrëfeu përmes telefonit se kishte zbuluar pas 17 vitesh martesë se burri i saj kishte një grua të dytë me të cilën kishte edhe fëmijë. Ajo tha se burri ka qenë në burg dhe pasi ka dalë është larguar nga shtëpia pas një debati me të dhe nuk është kthyer më. Ndërkohë që sot përmes emisionit ajo i bëri thirrje burrit të vijë të takojë vajzën. “Unë jam Merita nga Fieri. Para dy vitesh më futën burrin në burg në Rrogozhinë, kishim një biznes dhe nuk e di ç’u ngatërrua me këta të shtetit. Unë kam një vajzë. Një ditë shkoj tek burgu për t’i çuar ushqime dhe i them polices jam gruaja. Policja më thotë: “Po pse sa gra ka ky?Këtu vjen edhe një tjetër. Shiko se ta ka dredhur burri”.
Që atë ditë iu vura nga pas dhe zbulova se kishte edhe një grua tjetër, kishte edhe fëmijë me të. Dhe unë e mora vesh pas 17 vitesh këtë. Kur doli filloi edhe punë. Nuk binte në sy fare, unë i thash por ai nuk e pranoi. U zumë për probleme familjare dhe iku dhe tani se di ku është. Unë fola me gruan tjetër të tij, ajo e dinte që ai ishte i martuar me mua, ndërkohë unë s’dija gjë”, tha gruaja./tvklan.al
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al