Një 34-vjeçare i ka shkruar një letër psikologes të “The Sun”, duke i treguar historinë e saj me dy burra, e gjithashtu edhe duke i kërkuar një këshillë.
Letra e 34-vjeçares:
Kam rënë në dashuri me dy burra dhe bëj seks me të dy. I dua të dy në mënyra të ndryshme dhe e di se tani duhet të bëj një zgjedhje.
Gjërat nuk kanë qenë mirë mes meje dhe partnerit tim për disa vite. Ai nuk do që të kalojë shumë kohë me mua, e kur ka dëshirë është vetëm për seks. Nganjëherë duket sikur ai më do vetëm për këtë gjë.
Unë jam 34 vjeçe, ndërsa ai 39. Gjashtë muaj më parë zbulova se ai po shkëmbente mesazhe me të tjera femra, e duke dërguar edhe foto të nxehta me to.
I kërkova që të kishim një pushim në lidhjen tonë e ai pranoi. Iku nga shtëpia për të jetuar me një shok të tij. Unë nisa të shkruaja me meshkuj të tjerë online dhe jeta ime ndryshoi.
U njoha me një djalë të veçantë. Vendosëm që të takoheshim për një pije dhe ai më dha të gjithë vëmendjen që dikur e kërkoja nga partneri im. Krejt papritur kisha kaq shumë vëmendje dhe po më bënte që të ndihesha mirë me veten time.
Gjërat ndodhën shumë shpejt, sa hap e mbyll sytë përfunduam në shtëpinë time duke kryer marrëdhënie. Me të nuk u ndjeva asnjëherë e përdorur, por vetëm e vlerësuar. Po pjesa më e keqe është se e dua atë, por jam ende e dashuruar me partnerin tim.
Ky i fundit më premton se do të ndryshojë, por pas një kohe gjithmonë përfundon te veset e vjetra. Nga ana tjetër, lidhja e re më frikëson pasi nuk ka asnjë siguri.
Ai jeton ndryshe nga unë dhe kam frikë se nëse zgjedh atë dhe lë partnerin, gjërat mund të shkojnë keq dhe ngel vetëm. Ai është 31 vjeç, më i ri se unë. Asnjë mashkull nuk është kujdesur aq shumë për mua sa ai.
Përgjigja e psikologes:
Keni folur ti dhe i dashuri jot ndonjëherë se si do të jetë e ardhmja juaj? E di ai që ti ke një partner?
Seksi mund të jetë i mrekullueshëm, por a kënaqeni kur jeni në shoqërinë e njëri-tjetrit në kushte të tjera? A dilni së bashku për një shëtitje, apo të bëni gjëra të tjera bashkë?
Nëse i bën këto gjëra, atëherë pyeteni për të ardhëm tuaj bashkë. Nëse përgjigjet pozitivisht, atëherë duhet të mendoni mirë që të kalosh jetën me të.
Nëse është vetëm për seks, duhet që më mirë të ndaheni me të tani sesa më vonë dhe të jetë më e dhimbshme. Ose përqendrohu te lidhja juaj me partnerin, e ta bëni atë që të ndryshojë, të fokusohet te ti dhe të lërë të tjerat.
PANORAMA PLUS
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al