Kam tradhtuar të dashurin tim me një tjetër, dhe kjo nisi pasi ai është fanatik dhe ka dëshirë që të më kontrollojë në çdo moment.
Kështu e nis letrën një 20-vjeçare drejtuar Deidres te “The Sun”, ku i shkruan:
Punoj në stallën e blegtorisë së babait tim. I dashuri im është kasap dhe u njohëm me të pasi vendi i tij i punës është afër stallës tonë.
Ai është 28 vjeç dhe u duk shumë i sjellshëm dhe i dashur kur më kërkoi që të dilnim për herë të parë. Jemi takuar disa herë dhe më ka bërë shumë komplimente.
Më ka parë të veshur me rrobat e punës që përdor te stalla dhe ai gjithmonë më thotë se “dukem shumë bukur”. Më bën të ndihem si princeshë.
Muajin e parë takoheshim rregullisht, por mua më mungonin daljet në darkë me shoqërinë dhe kolegët e mi. I dashuri im i ka takuar ata një herë dhe është shprehur se nuk i pëlqen.
Madje ai nevrikoset me mua nëse unë dua që të takoj shoqërinë time. “Do të sillem mirë me ty nëse nuk i takon ata” më thotë i dashuri. Gjithashtu më ka ndaluar që të flas me djem të tjerë në market. Nëse jam bashkë me të në ndonjë vend, unë duhet të bëj sikur nuk i shoh miqtë e mi të vjetër. Është qesharake.
Mësova se një djalë më pëlqente mua, por e di se kam të dashur dhe e njeh se si është ai. Një ditë ai mua afrua dhe fshehurazi më dha një letër ku ishte i shkruar numri i tij i telefonit.
I shkrova dhe ai më tha që të takoheshim në ndonjë lokal. Ndihem shumë mirë me këtë djalë. Ai është 26 vjeç dhe kemi shumë të përbashkëta. Ai është një xhentëlmen i vërtetë. Ai njeh disa nga shokët e shoqet e mia dhe thotë se janë të mirë.
Kemi bërë seks së bashku dhe jam ndjerë shumë e lidhur me të. Ai ka një të dashur, por thotë se janë drejt ndarjes. Ajo mundohet që ta kontrollojë atë, pra jemi thuajse në të njëjtën situatë. A duhet të ndahem nga i dashuri im?
Përgjigja e psikologes angleze:
Lidhja me të dashurin tënd nuk duket aq e bukur. Ndalimi për të takuar miqtë e tu nuk është aspak e drejtë dhe një sjellje e gabuar nga ana e tij. Ndoshta një ditë ai mund edhe të abuzojë.
Fillimisht po të ndalon takimin me miqtë, por më vonë do të të thotë që mos të takosh familjarët e tu. Ti nuk je prona e tij. Lidhja duhet të jetë e barabartë.
Ti duhet të gjesh kurajon që të kuptosh se je e lidhur me një person të dhunshëm. Ai nuk do të ndryshojë sjelljen e tij. Nëse ti ndahesh nga i dashuri jot, atëherë edhe djali që ke njohur do të ndahet nga e dashura që e kontrollon.
Panorama Plus
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al