9 Qershor, 2018

Historia e 35-vjeçares: A jam budallaqe nëse mendoj se i dashuri do të ndahet nga gruaja e tij?


Kam pasur një marrëdhënie pasiononte me një burrë të martuar për më shumë se dhjet vite. Ne kishim nj shkëndijë të menjëhershme që ditën kur u takuam, rreth të njëzetat tona.

Kështu e nis letrën një 35-vjeçare drejtuar psikologes të “The Sun”.

Gjatë këtyre viteve jemi munduar shumë që ta harrojmë njëri-tjetrin dhe të vazhdojmë jetët tona, por duket sikur nuk e ndalojmë veten.

Lidhja jonë filloi kur isha beqare dhe ai i sapomartuar. Për një vit ishte një marrëdhënie e qetë dhe shumë e bukur. E shikonim njëri-tjetrin gjatë ditës dhe natën seksi me të ishte i mrekullueshëm.

Madje ai i tregoi familjes së tij për mua, por bashkëshortja e tij e re kishte lindur fëmijën e parë, e si pasojë nuk mund të divorcohej prej saj.

Që në atë moment nisa të kërkoja më shumë nga ai, e duke qenë se po mendoja se ai po shkonte me mua vetëm për kënaqësitë e tij, u ndava. Pastaj takova bashkëshortin tim 37-vjeçar.

Kemi shtatë vite të martuar dhe një vajzë 4-vjeçare. Mendova se duke krijuar familjen time do të mund ta harroja, por e ndjej mungesën e të dashurit tim shumë.

Nuk mund të qëndroj larg tij. Edhe ai ndihet se unë dhe këtë e kemi kuptuar nëpërmjet mesazheve që i kemi dërguar njëri-tjetrit. Madje gjatë këtyre viteve edhe jemi takuar. Ai tani është 34 vjeç.

Ne ndjejmë për njëri-tjetrin. Ai nuk më ka gënjyer asnjëherë rreth lidhjes sonë. E sërish bëmë plane për të qenë bashkë. Ai do e linte bashkëshorten e tij kur fëmija të rritej edhe pak, në mënyrë që ajo mos ta ndalonte që ta shihte.

Por gruas së tij i lindën dyshime se ai po e tradhtonte, e si pasojë i bëri pyetje. Ai i tha asaj se po e linte dhe u kthye te vëllai i tij derisa edhe unë të ndahesha nga bashkëshorti im.

Fillimisht gruaja nuk e la që ta shihte djalin dhe kjo e mërziti shumë. I thashë që do e lija derisa ai ti rregullonte gjërat. U kthye sërish te ajo, edhe pse gjërat janë shumë të ftohta mes tyre.

Ne duam që të jemi bashkë. Nuk e di nëse jam budallaqe që po besoj se edhe ai dëshiron të njëjtën gjë, apo thjesht më do vetëm për seks.

Përgjigja e psikologes:

Dëgjo veten tënde. Ti e ndjen shumë mirë se i dashuri jot nuk ka qëllim të vërtetë për të lënë bashkëshorten e tij. Do të ketë arsye të tjera që të qëndrojë me të edhe kur djali të jetë më i rritur.

Ti duhet të përballesh me faktin se kjo lidhje nuk po ju dërgon askund. Mendo sikur një ditë edhe burri juaj ta marrë vesh se e ke tradhtuar. Do të ngelje një mami beqare me një vajzë shumë të mërzitur pa babanë e saj në shtëpi.

Prej çdo lloj kontakti me të dashurin tënd dhe tregoi atij se po fokusohesh te martesa jote, ashtu siç ai po bën. Gjej kohë për veten tënde dhe burrin tuaj që të krijosh një marrëdhënie të plotë, edhe në seks.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al