11 Maj, 2018

Historia e 36-vjeçarit: Nuk di të puth e as të bëj s*ks, kam shumë frikë se…


Isha i virgjër kur takova partneren time, por ajo ka patur rreth 30 të dashur. Nuk di si të puth e as si të sillem në shtrat me një femër, dhe jam i frikësuar se mund të humbas atë.

Ky është shqetësimi i një 36-vjeçari, i cili i ka shkruar një letër psikologes të “The Sun”.

“Ajo është 34 vjeçe dhe jemi bashkë që prej pesë vitesh. I kam thënë që të bëjmë seks, por ajo nuk do. I kam sugjeruar gjithashtu që të provojmë që t’i rregullojmë gjërat, por ajo thotë se nuk ndihet rehat teksa bën seks me mua pasi unë nuk di. Tani asaj i pëlqen një tjetër djalë dhe kur e shikon atë mendon rreth seksit. Nëse e humbas atë, nuk do të takoj më asnjë femër tjetër. Kush dëshiron një djalë 36-vjeçar që nuk di të puthë dhe nuk di se çfarë duhet bërë në shtrat?”, pyet ai psikologen.

Kjo e fundit i përgjigjet: “Shumë femra do të donin një mashkull ashtu siç ti përshkruan veten. Asnjë nuk ka lindur një i dashur perfek, por mund të mësojë. E njëjta gjë vlen edhe për puthjen. Sa për të dashurën fol me të, tregoj asaj se komentet që ajo bën rreth teje të lëndojnë dhe janë shkatërruese. Madje dyshoj se ajo është aq e zonja në shtrat, si ajo pretendon”.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al