14 Dhjetor, 2017

Historia e Alfios, la shtatzënë të dashurën, nënën e saj, tezen dhe të motrën


Është një histori paksa e çuditshme e ndodhur në Kalabri, por e vërtetë sipas asaj që shkruajnë mediat italiane. Historia e jashtëzakonshme u cila u bë publike në episodin e fundit të programit ‘’La Bomba’’ për radio DeeJay, në Itali. Alfio, një  i ri 23-vjeçar ishte në një lidhje me një vajzë 19-vjeçare. Kur zbuloi pas disa kohësh që e dashura e tij ishte shtatzënë , ai u largua prej saj emocionalisht për arsye se nuk mund të bënte më seks me të.  Kjo bëri që të hapej me nënën e të dashurës, kështu që gruaja e shqetësuar nga fakti se mund të tradhtonte të bijën, u ofrua për të plotësuar nevojat e tij seksuale, duke shkuar në shtrat me të.Por ky moment pasioni u pasua me një “surprizë” aspak të këndshme, Alfio zbuloi se edhe vjehrra e tij mbeti shtatzënë.

E në gjendje depresioni, i riu u ngushëllua me tezen e të dashurës së tij, deri kur përfunduan në shtrat bashkë, por edhe ajo mbeti shtatzënë. Alfio tenton të shpëtojë nga kjo situatë dhe ikën jashtë shtetit në një qendër ngushëllimi, ku takon motrën 17-vjeçare të së dashurës së tij. Djali fillon të hapet me të, por edhe me adoleshenten përfundoi në shtrat, duke e lënë shtatzënë. Alfio u arratis nga Italia, por ajo që mbetet për t’u verifikuar, është nëse të gjitha kanë mbetur shtatzënë realisht, apo ishte thjesht një gjetje për ta futur në telashe23-vjeçarin. Kjo histori kaq e çuditshme po bën xhiron e rrjeteve sociale në Itali dhe jo vetëm./ Deejay

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al