Kur mendon për ceremoninë e martesës, fotografët janë një pjesë e pandarë e të gjithë procesit. Është mënyra se si do t’i depozitosh kujtimet, se si mund t’i ruash më gjatë ato. Por një çift nga São Paulo, që janë martuar në vitin 1957, nuk kanë qenë kaq me fat, pasi edhe pse kanë 9 fëmijë dhe 16 nipër dhe mbesa,ata nuk kishin asnjë fotografi kujtimi, kështu që
Ata kanë 9 fëmijë dhe 16 nipër e mbesa, por nuk kishin asnjë foto që të ruante kujtimet e ditëve të tyre të bukura. Kështu, 60 vjet më vonë, për ta u përgatit një minidasmë për t’i bërë të rijetonin një moment të lumtur. Nëse keni qenë të martuar për 60 vjet, pse të mos e festoni?
Rezultati i këtyre imazheve ishte i pabesueshëm, i bukur dhe mjaft emocionues. Të dy ishin të lumtur që e kanë ndarë me të gjithë dashurinë e tyre. Nuk jemi të sigurt se si janë dukur nusja dhe dhëndri në dasmën e tyre të vërtetë, por duket sikur këta dy zogj të dashuruar vazhdojnë të jenë të dashuruar edhe pas më shumë se gjysmë shekulli martesë.
Ata kanë provuar se mosha është thjesht një numër. Nusja duket mjaft elegante me të bardhë, por edhe dhëndri jo më pak. Shikimi në sytë e njëri-tjetrit shpreh shpirtin dhe dashurinë e pastër.
Megjithatë, është një thjeshtësi e jashtëzakonshme dhe e adhurueshme në këto foto.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al