Këngëtarja Soni Malaj ka vite që e mban shumë hermetike për mediat jetën e saj private, sidomos pas divorcit me balerinin italian, Mirko Luccarelli.
Por këtë vit të ri, ajo e ka shkelur pak privatësinë dhe ka publikuar në Instastory-n e saj një foto krah partnerit të saj Klevi, me të cilin bashkëjeton në Tiranë dhe me vajzën nga martesa me Mirkon, Annën.
I dashuri nuk ka asnjë lidhje me muzikën, por është biznesmen i një bar-kafe në Tiranë.
Kjo histori e re me një djalë shumë simpatik dhe që i bashkon pasioni i palestrës, për Sonin ishte drita në fund të tunelit, pasi po kalonte momente të vështira pas divorcit rreth 4 vite më parë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al