13 Shkurt, 2022

Historia që fshihet pas fotove erotike me kolegen/ Balerini rrëfen mesazhet e dashurisë që i shpreh me art: Valsi që s’u finalizua me Elisa Spiropalin


Trup me trup me kolegen balerinë dhe disa poza sensuale për Shën Valentin, për të dhënë mesazhin e dashurisë së pastër mes partnerëve.

luixhino hala erisa govaci (4)

Luixhino Hala, balerini për gati një dekadë i show-t të humorit “Portokalli”, rrëfen për “Panorama Plus” historinë që fshihet pas setit “Të dua”, magjinë e prekjes skenike, lakuriqësinë që s’bën përshtypje mes balerinëve, dhe sekretet e djalit në botën e televizionit.

luixhino hala erisa govaci

Ka tërhequr jo pak vëmendje projekti yt fotografik “Të dua”, ku pozon trup më trup me kolegen, Erisa Kovaçi. Çfarë mesazhi keni dashur të jepni meqë jemi në prag të Shën Valentinit?

Ky set fotografik ishte për të dashuruarit. Ne kemi harruar të dashurojmë si qenie njerëzore dhe mesazhi ka qenë: Të duam të zhveshur nga të gjitha anët materiale që na rrethojnë dhe të jemi të pastër me ndjenjën midis partnerëve.

luixhino hala erisa govaci1

Lakuriqësia te ju balerinët është njësoj si te njerëzit e tjerë apo ju dini ta shijoni më shumë lëkurën mbi lëkurë?

T’ju them të drejtën ne balerinëve nuk na bën përshtypje lakuriqësia. Ne jemi shumicën e kohës të zhveshur e jemi mësuar me këtë fenomen. Lëkura shijohet nga çdokush në mënyrën e vet.

luixhino hala erisa govaci3

Nga mënyra si pozoni duket sikur kemi të bëjmë me pozicionet e Kamasutrës. Është kështu dhe si do t’i cilësoje ti ato poza, shkallën më të lartë të intimitetit apo limitin nga ku nis seksualiteti?

Në atë set fotosh, pozat kanë ardhur krejt natyrshëm. Me Erisën unë kuptohem me sy dhe ato poza janë një kombinim i baletit dhe sensualitetit. Në pamje të parë duken nudo, por jo. Thjesht ngacmojnë imagjinatën. Arti krijon një emocion e ky set e arriti qëllimin e tij.

luixhino hala erisa govaci6

Duke qene se shpesh me Erisën bëni postime të dyshimta, mund t’u pyesim hapur nëse ka diçka midis jush?

Hahahah, po! Ka diçka midis nesh dhe quhet kimi skenike. Ne jemi partnerë shumë të mirë skenikë dhe miq të ngushtë jashtë skene. Përtej kësaj, kemi historitë tona personale të dashurisë.

luixhino hala erisa govaci5

Sa mund të zgjasë lidhja me një balerin, duke qenë se ndërroni shpesh partnerë dhe mund të ndjeni kimi më shpesh me disa persona?

Zgjedhja e disa partnereve është personale dhe nuk vjen nga të qenurit balerin. Ekziston një mit rreth baletit, që vjen nga kontakti fizik që ne kemi me njëri-tjetri, por kjo nuk do të thotë që kalojmë limitet e profesionit.

luixhino hala erisa govaci7

Si do ta përshkruaje ndjesinë e emocionit në një skenë të baletit klasik si TKOB dhe atë bashkëkohor si “Portokalli”?

Janë dy emocione të ndryshme. Unë kam pasur fatin t’i provoj të dyja, por zemra ime i përket baletit bashkëkohor. Unë i kam hedhur hapat e parë në vitin 2014 në “Portokalli” dhe tani ajo është shtëpia ime.

luixhino hala erisa govaci (3)

E nëse “Portokalli” mund të mbyllet siç po flitet, ty ku mund të të shohim?

(Qesh) “Portokallia” nis së shpejti. Mos dëgjoni portalet!

luixhino hala erisa govaci (1)

Si do t’i përshkruaje netët kabare të “Portokalli” me aktorët e humorit? Cilët do të veçoje si miq dhe është e vërtetë që situata më shumë për të qeshur krijuan në paskuinta apo gjatë spektaklit?

Në “Portokalli” ka shumë punë, sidomos gjatë ditëve të provave gjenerale dhe xhirimeve. Ne si balerinë shkojmë shumë mirë me të gjithë aktorët dhe shpeshherë ato na angazhojnë dhe në numrat e tyre të humorit dhe mendoj që për të qeshur ata bëjnë dhe në tv, ashtu si edhe pas kuintave. E kanë në natyrë humorin!

luixhino hala erisa govaci (9)

Të kemi parë edhe në programin “Goca&gra”. Cili kërcim mendon se do t’u shkonte moderatoreve nisur nga tipi i secilës?

Mendoj se Armina Mevlani do i shkonte një tango, Rita Petros një vals. Fatma Haxhialiut dhe Dalina Buzit mendoj që do u shkonin dy ose tre zhanre të ndryshëm nga tipi që ka secila.

luixhino hala erisa govaci (2)

Ju balerinët e ndjeni presionin e kohës më shumë se profesionistët e tjerë. Deri në cilën moshë një balerin mund të qëndrojë në skenë, në mënyrën që të bëjë dhe ato kërcimet spektakolare?

Unë mendoj se varet nga fiziku dhe mënyra e jetesës. Ka balerinë që e zgjasin karrierën e tyre, por ne si profesionistë duhet të jemi të gatshëm të tërhiqemi kur arrijnë limitet tona. E lëmë skenën me nder dhe me kokën lart, e i lëmë vend talentit të ri.

luixhino hala erisa govaci (10)

Si një profesor kërcimi, cilave politikane do t’u mësoje valsin?

Në fakt kam pasur një propozim për një vals në spektaklin “Krishtlindje në Tiranë” . Ishte një vals për t’u kërcyer me Elisa Spiropalin, por që nuk u finalizua dot.

luixhino hala erisa govaci (6)

E si djalë i botës së televizionit, në cilat raste e beson që televizioni është thjesht një mashtrim?

Televizionet duhet të jenë etalon matës për edukatën që duhet të transmetojnë. Fatkeqësisht, të krijuarit lajme dhe të gjeneruarit klikime bëhet primare dhe humbasim thelbin.

/Panoramaplus.al

luixhino hala erisa govaci3luixhino hala erisa govaci (11)luixhino hala erisa govaci (13)luixhino hala erisa govaci (12)luixhino hala erisa govaci (8)luixhino hala erisa govaci (7)luixhino hala erisa govaci (5)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al