Kanceri nuk zgjedh! Këtë na e tregon fakti se edhe mes më të famshmëve, më të pasurve, ka shumë prej atyre që janë prekur nga kjo sëmundje. Megjithatë, shumë prej tyre ia kanë dalë të kthehen në shëndet të plotë, duke u kthyer më pas në histori frymëzimi për gra të tjera që janë dignostikuar apo dignostikohen me sëmundjen. Këtu janë historitë se si 9 femra të famshme kanë luftuar me kancerin e gjirit ndërkohë që gjendeshin përpara syrit të publikut. Lexoni se si ato u diagnostikuan, çfarë trajtimi ndoqën dhe çfarë bëjnë tani.
Cynthia Nixon (e diagnostikuar në vitin 2006, 40 vjeç)
Në fillim, aktorja e “Sex and the City”, Cynthia Nixon ishte në mëdyshje për të bërë publike kancerin e saj në gjoksin e djathtë pas një mamografie rutinë që bëri. Nixon, e mirënjohur për rolin e Miranda Hobbes, nuk dëshironte që gjendja e saj të bëhej publike gjatë trajtimit të sëmundjes. “Nuk dua fotografë tek spitali,” tha Nixon për New York Daily News pasi po trajtonte kanceri nëpërmjet rrezatimit. Por Nikson, mamaja e së cilës gjithashtu i mbijetoi kancerit të gjirit, vendosi ta tregonte historinë e saj kur kuptoi se mund të shërbente si lloj inspirimi për femrat e tjera në rrezik.
Sheryl Crow (e diagnostikuar në vitin 2006, 44 vjeç)
Edhe Sheryl e zbuloi kancerin e saj në të dy gjinjtë pas një mamografisë rutinë të bërë në tetor të vitit 2006. Rrokerja menjëherë anuloi një turne, shkoi në operacion, dhe bëri për 7 javë rrezatime, të plotësuara me akupunkturë dhe çajra bimorë. Crow ,fejesa e së cilës me çiklistin Lance Armstrong përfundoi gjatë kohës që ajo u diagnostikua me kancer , arriti të shmangte kimioterapinë sepse kanceri i saj i gjirit u kap shumë herët. Në mars të vitit 2007, Crow i bëri thirrje Kongresit që të financonin më shumë për të rritur kërkimet për lidhjen e mundshme mes kancerit të gjirit dhe faktorëve mjedisorë.
Edie Falco (e diagnostikuar në vitin 2003, 40 vjeç)
Kur ylli i “Sopranos”, Edie Falco u diagnostikua me kancer gjiri, ajo e mbajti pothuajse sekret. Ajo ka luajtur e sëmurë në sezonin e gjashtë të serialit në televizionin HBO, roli i së cilës ishte bashkëshortja e mafiozit, Carmela Soprano. Në fshehtësi, Falco mori trajtimin e duhur dhe në vitin 2004 ishte totalisht e shëruar, por me flokë më të shkurtra. Ajo thotë se zgjodhi ta mbante të fshehtë sepse nuk donte që të tjerët të ndjenin keqardhje për të. “Doja ta mbaja nën kontroll sëmundjen…shqetësimi i njerëzve me pyetjet e tyre të pafundme do të më kishte shqetësuar dhe mua”, tha aktorja.
Kylie Minogue (e diagnostikuar në vitin 2005, 36 vjeç)
Një diagnozë e gabuar bëri që ylli i popit australian, Kylie Minogue, të humbte pothuajse mundësinë për të luftuar dhe mposhtur kancerin e gjirit. Vetëm kur ajo vendosi të shkonte për një raund të dytë analizash kur doktorët gjetën një gungë në gjirin e saj të majtë. Kimioterapia dhe rrezatimet ishin proceset që ndoqën më pas. Këngëtarja doli nga përvoja e saj e hidhur me lutjen që gratë duhet të besonin në veten e tyre që mund ta mposhtin sëmundjen, si dhe të sigurohen disa herë që janë apo nuk janë të sëmurë. “Vetëm se dikush vesh përparëse të bardhë dhe përdor instrumente mjekësorë, nuk do të thotë që gjithmonë del e vërteta,” tha Kylie në vitin 2007.
Angelina Jolie ( e diagnostikuar në vitin 2013-të. 38 vjeç)
Angelina Jolie në mars të vitit 2015-të bëri të ditur se ka hequr vezoret dhe tubat e vezoreve për të pakësuar rrezikun e kancerit, ndërsa në vitin 2013-të ajo iu nënshtrua mastektomisë së dyfishtë. Jolie tha se e bëri të njohur publikisht vendimin e saj në mënyrë që gratë të mësonin për alternativat që kanë në dispozicion. Diskutimi i hapur nga ana e saj u vlerësua nga specialistët e kancerit për rritjen e ndërgjegjësimit për analizat gjenetike dhe operacionet parandaluese për të ulur rrezikshmërinë e kancerit të gjirit dhe vezoreve. “Unë shkova duke imagjinuar atë që mijëra gra të tjera kanë ndjerë”, shkruante aktorja. “I thashë vetes të qëndroja e qetë, të jem e fortë dhe se nuk kisha asnjë arsye për të menduar se nuk do të jetoja për të parë fëmijët të rriten dhe për të njohur nipërit e mbesat e mia.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al