6 Dhjetor, 2017

Historiku i 6 dhjetorit , ditës kur ndizen dritat e pemës së Krishtlindjeve


Historiku i festës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, njeh datën 6 dhjetor si momentin kur dekori ka përfunduar, spina vendoset në prizë dhe… boom …festat janë zyrtarisht të hapura. Nga e bardha tek jeshilja, duket se pema e Vitit të Ri është kthyer në një tendencë feste, por edhe mode.

Sipas sugjerimeve të disenjatorëve botërore sa u takon zbukurimeve, këtë vit trend janë ngjyrat blu, lejla, argjend dhe ngjyrat e ftohta .

Vendosja e pemës se Krishtlindjeve e ka zanafillën në shekullin 15 në Estoni, dhe më pas në Gjermaninë e Veriut në shekullin 16. Tradita është trashëguar deri në ditët e sotme. Zbukurimi nis më 5 dhjetor në mënyrë që data 6 ta gjejë gati me dritat ndezur. Ngritja e pemës së Krishtlindjeve paralajmëron ardhjen e festave të fundvitit .Ngjyra e kuqe simboli i festës, këtë vit vjen edhe në versionin e lejlasë apo vishnjës, me lartësi 1-8.5m për hapësira të mëdha. Globet me ngjyra nuk dalin lehtë nga moda e Krishtlindjeve, por duke se lulet po joshin më shumë shijet e klientëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al