Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Melisa Lleshi është përfolur shumë për një lidhje me Andi Shehun.
23-vjeçarja ka ngritur herë pas here dyshime nëpërmjet disa detajeve, të cilat janë vënë re nga fansat e saj, siç ishte rasti i kapuçit me të cilin janë fotografuar të dy, apo edhe foto jashtë studios së emisionit.
Largimi me dëshirën e saj nga programi ishte një tjetër element që forcoi thashethemet se vendimi i saj lidhej me Andin.
Ndonëse dyshja i premtoi njëri-tjetrit publikisht se do të pinin një kafe bashkë, kjo gjë ende nuk ka ndodhur.
E ftuar në “Prive”, Melisa i është përgjigjur pyetjeve 60 sekondëshe.
Një ndër to ishte: “A ke pasur marrëdhënie intime me Andin?” dhe Melisa u përgjigj shkurt, duke thënë thjesht “Jo”.
Ajo zbuloi se nëse do të ndryshonte diçka tek vetja për nga pamja e jashtme, ajo ishte hunda e më pas gjoksi dhe të pasmet. Ndërsa në lidhje me karakterin, tha se nuk i pëlqen që është shumë impulsive.
Aktualisht Lleshi është futur në botën e muzikës. Këngëtarja ka publikuar pak kohë më parë një projekt muzikor, të titulluar “U kry”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al