Dashi: Sot do të jetë ditë me tension në dashuri, por nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Në punë nuk parashikohet ditë e mirë, nëse keni biznes, nuk do të shkojë mirë.
Demi: Nëse jeni të martuar, do të jeni të nevrikosur sepse ju duket sikur i mbani të gjitha përgjegjësitë vetë. Yjet janë në favor të atyre që janë të vetëpunësuar dhe atyre që zbatojnë ide të reja.
Binjakët: Dashuria është kudo, ndaj mund të njihni dikë nga një mjedis që nuk keni qenë më parë. Në punë keni nevojë për punonjës pasi mund të fillojnë projektet.
Gaforrja: Nëse keni probleme në komunikim me ata që pëlqeni, mos u dekurajoni. Beqarët duhet të dalin dhe të gjejnë dashurinë. Nëse keni nevojë për ndihmë në punë, duhet të viheni në lëvizje, të paktën deri të mërkurën.
Luani: Kjo është dita juaj. Nëse jeni në kërkim të një dashurie të re, shkoni në ambiente të ndryshme. Nëse duhet të ngrini biznesin, mund të ketë bashkëpunime të reja.
Virgjëresha: Mund të keni disa probleme të vogla në dashuri, por nuk do të zgjasin. Nëse jeni në lidhje me Shigjetarin, Binjakët ose Virgjëreshën do të keni më pak mundësi për të qenë bashkë.
Peshorja: Sot keni dëshirë për rikthim me ish-in, por mos i hidhni poshtë marrëdhëniet e reja. Mund të ketë disa lajme të reja në punë por duhet të bëni kërkesa tuaja, sidomos nëse në fillim të vitit ka pasur probleme.
Akrepi: Përpiquni të ruani durimin në diskutimet me partnerin tuaj dhe të ndiqni hapat tuaj. Nëse punoni sot, mund të jeni pak të zemëruar për shkak të një ngatërrese me turnet.
Shigjetari: Është një ditë e veçantë në dashuri, por do të keni diskutime për një gabim që mendojnë të tjerët se i keni bërë. Megjithatë Hëna është në anën tuaj. Sot keni mundësinë për të kompensuar vonesat e mbetura.
Bricjapi: Keni nevojë për stabilitet: tani vetëm lëreni atë person të ecë përpara në jetën tuaj. Në punë yjet janë të favorshëm, veçanërisht nëse keni qenë pushim të gjithë muajin.
Ujori: Hëna nuk është në shenjën tuaj, nëse jeni beqarë mund të thoni atë që mendoni, por kini kujdes nga diskutimet. Qëndroni larg marrëveshjeve të paqarta.
Peshqit: Do të jetë ditë e shkëlqyer në dashuri. Për beqarët, premtohen takime pozitive. Në punë, do të keni sukses në projektin me të cilin keni punuar prej kohësh.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al