7 Prill, 2022

Horoskopi ditor: 7 prill 2022


Dashi

Pavarësisht një lodhjeje të madhe, do të jeni të karikuar me energjinë e duhur, sidomos sa i takon raportit në çift. Pikërisht dashuria do të jetë protagoniste e ditës, pas një periudhe jo shumë të thjeshtë.

Demi

Jeni të gatshëm për të ndryshuar jetën tuaj. Kjo dite do të jetë vendimtare sa i takon sferës profesionale, ndërsa në atë sentimentale, po mundoheni që të kuptoni se cilat janë gjërat që kanë vërtetë rëndësi për ju. Mundohuni të kuptoni çfarë doni, pasi prilli është muaj i mbarë.

Binjakët

Kjo ditë për Binjakët do të kalojë shumë shpejt. Ka gjasa që të arrini rezultate produktive. Megjithatë, në mënyrë që gjërat të shkojnë ashtu sikurse keni planifikuar, duhet të ndiqni një plan hap pas hapi. Mos u shpërqendroni nga biseda të gjata me kolegët dhe mos shpenzoni shumë kohë në telefon.

Gaforrja

Duhet të jeni të kënaqur dhe të vlerësoni gjërat e thjeshta në jetë: ato që keni, të dashurin dhe miqtë tuaj. Qetësia dhe emocionet do t’ju lejojnë të rimbushni bateritë tuaja (të shkarkuara) dhe të planifikoni siç duhet ditën e nesërme dhe të hënën. Shkoni në pishinë ose det për të notuar. Në çift pasioni është i lartë.

Luani

Do të jeni të mbushur plot energji dhe kjo do t’ju ndihmojë që të zgjidhni një sërë problemesh pa u lodhur. Përpiquni që pjesën tjetër të ditës t’ia kushtoni vetes dhe do të ishte mirë të mendonit për mënyrat më të mira për t’u relaksuar.

Virgjeresha

Ju keni ide shumë të qarta në lidhje me atë që dëshironi të bëni dhe si ta merrni atë: njohuritë e shkëlqyera do t’ju lejojnë të shfrytëzoni mundësi profesionale, interesante dhe të dobishme. Jeni vetem në jetën tuaj private? Do të tërhiqeni nga sharmi i dikujt që mund të hyjë në jetën tuaj. Gjithçka do të jetë e shkëlqyeshme, si sentimentale ashtu edhe erotike.

Peshorja

Edhe pse nuk do përjetoni ndonjë arritje apo gëzim të madh, ju do siguroni Oskarin për besnikëri, seriozitet dhe durim. Do të merrni ftesa dhe do të keni mundësi të keni një jetë të gjallë dhe përmbushëse shoqërore. Në dashuri, ktheni faqen, bëni që ndjenjat tuaja më autentike të shfaqen qartë.

Akrepi

Nuk është momenti ideal për të nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme në vendin e punës. Bëni kujdes! Në dashuri, parashikohet një ditë shumë e mirë për të bërë joshje të reja.

Shigjetari

Kjo dite do të jetë nën ritmin e duhur, pasi Hëna dhe Venusi do të kenë ndikim të kundërt. Në dashuri, mund të ketë probleme, debate, por edhe dyshime. Në punë, gjërat nuk do të ecin siç dëshironi.

Bricjapi

Dite jo shume e qëndrueshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do merreni vesh siç duhet me atë qe keni ne krah dhe kjo do sjelle vështirësi. Beqaret do jene me te gatshëm për te filluar një lidhje me këdo qe do iu dale para pa menduar se edhe mund te lëndohen një dite. Për te përmirësuar buxhetin mos dëgjoni shokët, por flisni sa me pare me specialistet.

Ujori

Gjatë kësaj dite mund të ketë ngadalësime për shkak të disa problemeve shëndetësore. Sa i takon ndjenjave, do ju dihet që të zgjidhni një situatë vërtetë delikate.

Peshqit

Gjatë kësaj dite do të rigjeni emocione, ndjenja dhe pasione të rëndësishme. Një shenjë si e juaja, nuk bën dot pa dashuruar, puna nuk ju mjafton! Kush ka përjetuar zhgënjim në dashuri, bën mirë që të rinisë të besojë në dashuri dhe në lidhje. Parashikohen të reja interesante.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al