18 Tetor, 2017

Horoskopi i datës 19 Tetor 2017


Dashi

Mundohuni të pranoni përgjegjësitë për të cilat nuk keni prirje, por duhet ta bëni në mënyrë të pjekur dhe filozofike. Shpërblimi për këtë qëndrim do të jetë i vlefshëm. Ju mund të fitoni mbështetje nga disa burime të papritura. Sfidat do t’ju japin mundësi për të përdorur më mirë burimet tuaja të brendshme, duke ju bërë të kuptoni se keni cilësi dhe të tjerët ju admirojnë.

Demi

Një partner i ri nuk po mund ta kapërcejë marrëdhënien me ish-in e vet. Ose ka mundësi që një mik do të vazhdojë t’ju krahasojë me njerëzit e tjerë dhe kjo ju bën të përballeni me situata të pakëndshme. Ju jeni kush jeni dhe nëse dikujt nuk i pëlqen, gjëja më e mirë që mund të bëj ai është të gjej dikë tjetër për t’u ankuar. Kur keni të bëni me njerëz të pjekur, inteligjent që respektojnë mendimet tuaja pa akuzuar, është shumë më e lehtë.

Binjakët

Miqtë dhe kolegët janë zhytur tërësisht në çështjet e tyre. Përfitoni nga kjo përparësi dhe merrni më shumë obligime në punë. Ju mund të keni nevojë për të pushuar, por koha do të fluturojë. Duhet të përdorni talentin tuaj për të hyrë në një fushë të re të karrierës në të ardhmen. Pas një dite të lodhshme në kompaninë tuaj, do të jeni të gatshëm të bashkoheni me disa miq në mbrëmje.

Gaforrja

Planet nuk po shkojnë si duhet dhe marrëveshjet janë thyer. Nëse jeni të përgatitur për një ditë frustruese, do të ndiheni më të aftë për ta përballuar. Një projekt i ri për të cilin kishit treguar shumë interes, mund të shoqërohet me aksidente dhe zhgënjime. Përfundimisht do të shihni se kjo punë nuk është duke shkuar si duhet dhe ka mënyra të tjera më fitimprurëse për të shpenzuar kohën tuaj.

Luani

Mund të mësoni shumë nga njerëzit të cilët kanë pasur përvoja më të ndryshme se ju. Ndani pak kohë për të shikuar kufizimet tuaja personale dhe nga kjo do të vetëdijesoheni më shumë për aftësitë tuaja dhe do të krijoni më shumë besim në veten tuaj. Keni filluar ta kuptoni potencialin tuaj të vërtetë. Planet për të ardhmen dhe synimet që janë formuar në mendjen tuaj shumë shpejt do të bëhen realitet sapo të bashkoheni me dikë që ka njohuri dhe shkathtësi për t’ju ndihmuar të arrini qëllimet tuaja.

Virgjëresha

Mungesa e parave të gatshme ose marrja e disa mjeteve financiare në një fat të papritur, mund t’ua ndryshojë jetën. Do të takoheni me njerëz të cilët thonë se mund t’ju ndihmojnë të merreni me kaosin tuaj financiar dhe emocional, por si mund ta dini se duhet t’u besoni? Kërkoni këshilla nga ata që ju kanë trajtuar në të kaluarën dhe të cilët nëpërmjet veprimeve të tyre e kanë dëshmuar se dinë se çfarë janë duke thënë.

Peshorja

Nuk doni të ndillni grindje apo konfrontime por ndjeni se disa njerëz janë duke u munduar ta bëjnë. Si mund të frenoni veten kur dikush duket se mendon që ju duhet të jeni vazhdimisht në shërbim të tyre? Sa më shumë që bëni për ta, aq më shumë ata presin nga ju. Ju tashmë e ndjeni dhimbjen e një marrëdhënie të thyer, sepse e dini se ku do të përfundoni.

Akrepi

Ndarja e një sekreti me dikë që ju keni menduar se mund t’i besoni mund të ju kthehet keq. Dikush mund të shtiret se po ju thotë diçka konfidenciale, por gjysma e asaj që thotë mund të jetë e rreme. Pra, keni kujdes se çfarë ju thotë kur jeni bashkë. Dikush është duke shpresuar që ju do t’a mbështesni në atë që ata mendojnë se është përpjekje e re emocionuese. E në fakt, nuk kanë asnjë interes për ju.

Shigjetari

Pranimi i ndihmës do të thotë se jeni duke i dhënë fund shpresës se mund të jeni plotësisht të pavarur në disa fusha. Peshoni të gjitha gjërat dhe ndoshta nga kjo do të bindeni të pranoni ndihmën. Një detyrë që do të jetë më e lehtë për t’u bërë, shumë shpejtë do të trajtohet si një barrë, nëse jeni të gatshëm të punoni me dikë që e di se çfarë po bën. Nuk mund të prisni që të jenë plotësisht vetvetja gjatë gjithë kohës.

Bricjapi

E respektoni faktin se të tjerët kanë të drejtë të shprehin mendimin e tyre. Çfarë do të ju fyente është kur dikush përpiqet të imponojë pikëpamjet e veta mbi ju. Ata nuk mund të pranojnë se nuk jeni dakord me ta dhe nuk jeni të interesuar në atë që ata kanë për të thënë? Nëse dikush shpreson se ju do të ndryshoni mendjen tuaj për diçka, vazhdimisht kini parasysh që nuk është rruga e drejtë për të vazhduar tutje.

Ujori

Do të ishte e vlefshme që të mendoni seriozisht për ndonjë kurs trajnimi ose të ndiqni mësime për të fituar kualifikime të mëtejshme. Nëse jeni të shqetësuar në lidhje me shpenzimet, mundësitë e ardhshme që vijnë nga kualifikimet e reja do t’ju japin mundësi të kompensoni kostot e trajnimit. Mendja juaj është në horizonte të largëta, por duhet të merrni masa nëse trupi juaj është i gatshëm t’i ndjekë. Gjeni energji për të kthyer idetë tuaja në diçka të prekshme dhe të vlefshme.

Peshqit

Polemika mes jush dhe partnerit nuk ka të bëjë me një çështje të parëndësishme dhe kjo është arsyeja pse duhet të flisni me të. Prisni deri sa t’ju krijohet një shans për të menduar për atë dhe kur të jeni të qetë, diskutoni pikëpamjet tuaja. Ju mund të jeni duke u përpjekur për të vendosur se ku do të jetoni përfundimisht në qoftë se jeni duke planifikuar të merrni një shtëpi së bashku. Nëse nuk keni gjetur ende një vend që ju përshtatet të dyve, vazhdoni të kërkoni. Në fund, do të bini dakord për një kompromis.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al