DASHI
Yjet ju këshillojnë të mos imponoheni në sektorin profesional. Kërkoni një kompromis dhe gjithçka do të shkojë mirë. Në planin sentimental, do të keni dëshirë të pushoni me partnerin tuaj në ambient të qetë dhe relaksues.
DEMI
Tërheqja juaj në sektorin afektiv, do të zbehet nga sukseset që keni arritur në sektorin e punës, sektorin në të cilin keni demonstruar kapacitetin dhe elokuencën tuaj. Evitoni diskutimet e kota!
BINJAKET
Keni dëshirë t`i kushtoheni një aventure të veçantë, jashtë raportit tuaj. Bëni kujdes sepse gënjeshtrat i kanë këmbët e shkurtra. Në kohën e lirë, do të kërkoni të vendosni rregull në punët tuaja personale.
GAFORRJA
Evitoni gjërat e lehta dhe merruni me gjërat që, realisht, kanë rëndësi. Në punë, do të dini të organizoheni me sukses. Në planin afektiv, do të kaloni momente të këndshme me miqtë.
LUANI
Në këtë fazë do të ndiheni të kërcënuar nga një rival në dashuri. Në punë, shfrytëzoni kreativitetin tuaj. Një këshillë: kërkoni alternativat e duhura!
VIRGJERESHA
Një ditë pa shumë impenjime është pikërisht ajo që duhet për të rikarikuar bateritë. Mund të përfitoni dhe ta bëni më komode shtëpinë tuaj, por mos harroni të merrni edhe mendimin e partnerit.
PESHORJA
Duhet të dëgjoni instinktin tuaj sot. Në ambientin e shoqërisë do të kini mundësi të përfitoni nga një njohje e re. Në dashuri disa problematika do jua prishin humorin sot.
AKREPI
Një ditë që fillon mes përplasjesh dhe polemikash dhe kjo nga ndikimi i Hënës dhe i Saturnit. Do të bëhet më i qartë vizioni ndaj gjërave, krijohet stabilitet në ndjenjat tuaja dhe ju do të bëheni më të vendosur.
SHIGJETARI
Pas një dite paksa të lodhshme, keni dëshirë vetëm të pushoni dhe të bëni shumë gjëra pa pyetur të tjerët. Por disa ndërhyrje nga miqtë apo familjarët do t’u ndryshojnë rrjedhën planeve tuaja në mënyrën më të mire.
BRICJAPI
Çështjet familjare do të zënë një pjesë të madhe të ditës së sotme. Edhe në punë do të kini mjaft ndikime nga kolegët duke mos arritur të bëni atë çka ju mendoni.
UJORI
Tensionet do të ulen dhe do të keni mundësi të përballoni situatën me më shumë harmoni. Në ambientin e punës do të merrni kënaqësi personale, por njëkohësisht kini kujdes dhe nga zilia e atyre që ju rrethojnë.
PESHQIT
Në punë, keni dëshirë për ndryshime por akoma nuk është momenti i duhur për të lënë atë që keni. Një këshillë: Mos mërzisni atë që ju rri pranë! Një javë e mbarë ju pret.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al