DASHI
Në ambientin e punës, do të përfitoni nga dashamirësia e një mikut tuaj, për të lëvizur në pikat që doni. Në dashuri, partneri do të dijë rreth të kaluarës suaj.
DEMI
Sot, yjet ju këshillojnë të mos bëni premtime në këtë periudhë, në sektorin profesional! Në dashuri, duhet të evitoni xhelozinë, për të mos pasur probleme më pas me partnerin!
BINJAKET
Në ambientin e punës, jeni të vendosur dhe përfundimtarë në vendimet tuaja. Në aspektin afektiv, duhet të jeni më të qëndrueshëm në raportin mes jush dhe partnerit tuaj!
GAFORRJA
Sot, pothuajse do t’ju eci mirë në të gjitha sektorët. Në punë, fantazia do t’ju shoqëroi gjatë gjithë ditës. Në dashuri, do të jeni pak misterioz dhe tërheqës sot.
LUANI
Nuk duhet të shpresoni shumë, pasi gjërat nuk po shkojnë ashtu siç do të donit. Duhet të bëni kujdes me humorin. Në dashuri, duhet të jeni më i kuptueshëm.
VIRGJERESHA
Do të kaloni një mbrëmje të këndshme, nën shoqërinë e miqve tuaj. Në jetën private duhet të jeni më objektiv. Në dashuri, do të përjetoni momente pasiononte në praninë e partnerit tuaj.
PESHORJA
Sot, nuk duhet të bëni shumë sforco, për të kuptuar të tjerët atë që doni të thoni. Gjithçka do të shkojë mirë. Në dashuri, do të keni mbështetjen e partnerit sot, në çdo vendim që do të merrni.
AKREPI
Në ambientin e punës, do të jeni objektiv në idetë tuaja, dhe për këtë kushdo do të mbetej i kënaqur. Në dashuri, do të keni një ndjenjë disi të veçantë, por nuk e dini arsyen e saj.
SHIGJETARI
Duhet të largoni gjithë mendimet e keqija. Në punë, insistimi juaj, do të nxjerr nga problemet kolegët tuaj të përfshirë në një projekt jo pak të vështirë. Në dashuri, do të mendoni seriozisht për të ardhmen tuaj.
BRICJAPI
Do të ndiheni të sigurt, falë një lajmi pozitiv, që e keni pritur prej kohësh. Në dashuri, partneri do t’ju bëjë një ftesë për pushime, larg njerëzve.
UJORI
Sot, do të jeni të shoqëruar nga energji pozitive. Në punë, duhet të shfrytëzoni mundësitë që do t’ju japin! Në dashuri, partneri do t’ju lehtësojë më shumë gjëra, që ju të ndiheni më të lirë.
PESHQIT
Në ambientin e punës, duhet të bëni minimumin e mundshëm. Në aspektin afektiv, do t’ju propozohet një fazë relaksi nën shoqërinë e personit tuaj të zemrës.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al