26 Shkurt, 2018

Horoskopi për datën 26 Shkurt 2018


DASHI

Mos u shqetësoni për asgjë sot juve që jeni në një lidhje sepse çdo gjë ka për t’iu ecur ashtu si keni dashur. Në disa momente madje mund të keni edhe surpriza.

DEMI

Mundohuni ta kontrolloni veten tuaj gjatë kësaj dite sepse po u treguat të pamatur mund të bëni gabime të njëpasnjëshme dhe do e prishni marrëdhënien në çift.

BINJAKET

Ditë mjaft pozitive do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do keni as problemin më të vogël me personin në krah.

GAFORRJA

Mos mendoni vetëm për të tashmen juve që jeni në një lidhje, por mundohuni ta siguroni edhe të ardhmen. Kujdes me çdo fjalë apo veprim të pamenduar.

LUANI

Mundohuni ta harroni të shkuarën gjatë kësaj dite dhe mendoni vetëm si ta bëni të ardhmen më të bukur. Partneri do jetë gati të bëjë edhe ndonjë çmenduri vetëm që t’ia kaloni sa më mirë.

VIRGJERESHA

Do jeni mjaft të ndjeshëm sot, dhe do e bëni atë që keni në krah të ndihet si mbi re. Çdo çast do jetë i veçantë dhe i mbushur me emocione.

PESHORJA

Do përkujdeseni mjaft sot për jetën tuaj në çift dhe do i zgjidhni një e nga një të gjitha problemet që ju kishin dalë më herët. Do ndiheni të qetë.

AKREPI

Do jeni shumë konfuzë sot, duke mos ditur çfarë të bëni më parë për ta stabilizuar situatën. Beqarët do enden sa andej këndej dhe nuk do arrijnë të përqendrohen vetëm pas një personi.

SHIGJETARI

Do i shtoni dozat e imagjinatës sot dhe marrëdhënia me partnerin ka për të qenë e shkëlqyer. Nuk do keni çfarë të kërkoni më tepër.

BRICJAPI

Do kuptoheni për çdo gjë me partnerin tuaj sot dhe do jeni gati të bëni lëshime të një- pasnjëshme. Gjërat kanë për t’iu ecur më së miri.

UJORI

Ditë dinamike dhe e mbushur me emocione të njëpasnjëshme do jetë kjo e sotmja. Ne planin financiar do arrini ta stabilizoni situatën, por fale ndihmës se familjareve.

PESHQIT

Do jeni ekstremisht xhelozë sot për atë që keni në krah dhe kjo mund të nxitë mosmarrëveshje e debate të njëpasnjëshme. Yjet ju këshillojnë të mos nxitoheni në arritjen e përfundimeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al