29 Tetor, 2017

Beteja për audiencë mes Ermalit dhe Luanës, ja kë ndoqën shqiptarët mbrëmë


E shtuna i vuri teleshikuesit para 3 zgjedhjeve: Të ndiqnin “Xing me Ermalin”, emisionin e ri të Luana Vjollcës “Shiko kush luan” apo “Al Pazar”? Të tre programet jepen në orar primetime, ç’ka solli një luftë për audiencë.

Sipas “Xing” puntata e parë e “Shiko kush luan” pati një fillim të suksesshëm, por siç tregon grafiku, në pjesën e dytë emisioni i ri i Luanës është mundur nga “Al Pazar”.

Vija bojëqielli: “Xing me Ermalin”. Vija rozë: “Shiko kush luan”. Vija lejla e errët: “Al Pazar”

Ndërsa “Xing me Ermalin”, edhe këtë të shtunë ishte emisioni më i ndjekur duke arritur 64.9% të audiencës në pikën më të lartë.

Xing me Ermalin

Të ftuar mbrëmjen e djeshme në “Xing me Ermalin” ishin Aurela Hoxha dhe Anxhelina Hadërgjonaj të cilat zbuluan shumë të pathëna nga jeta e tyre private dhe argëtuan publikun me pjesëmarrjen në lojërat e ndryshme që u zhvilluan në studio.

Xing me Ermalin

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al