4 Shkurt, 2021

“Humba ekuilibrin dhe rashë”- Fjoralba Ponari tregon prapaskenat e një prej performancave të saj më të bukura


Pas përfundimit të rubrikës “Beauty” në “E Diell”, Fjoralba Ponari vendosi të marrë një pauzë për të rigjeneruar idetë dhe për t’u fokusuar tek projekti i ri “Më thuaj një dëshirë”.

fjoralba ponari (1)

Por, duket se moderatorja është bërë nostalgjike shumë shpejt dhe ka ndarë në Instastory një moment të shkëputur nga performanca e saj në skenë, kur ka kërcyer.

fjoralba ponari (2)

Ajo që ne nuk dimë, është prapaskena e kësaj skene, që i ka lënë disa pasoja Fjoralbës.

Ah ç’më kujtuat! Tek kjo performancë, në prova gjenerale, m’u bënë trutë dhallë nga ky rrotullimi dhe me të vënë këmbët në tokë, humba ekuilibrin dhe rashë.

Dy orë ma merrte me miza nga goditja. Sigurisht u vizitova të nesërmen nga frika dhe fatmirësisht nuk kisha asgjë serioze.”- rrëfeu ajo.

fjoralba ponari (4)

Ponari ka treguar se pavarësisht pauzës nga “E Diell”, ajo e ka gjithmonë derën të hapur dhe mund të kthehet kur të dojë, sipas bisedës që ka bërë me Manushin.

fjoralba ponari (5)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al