Reperi i njohur Post Malone së fundmi ka rrëfyer sekretin e tij të humbjes në peshë, pasi fansat filluan shqetësoheshin për shëndetin e tij.
Gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi në podcastin e “The Joe Rogan Experience”, 28-vjeçari tregoi se ka humbur 60 kilogramë vetëm duke mos konsumuar pije të gazuara.
“Gazi është kaq i keq. Është kaq e mirë, por aq e keqe”, tha Malone.
Teksa shtoi: “Nëse do të kisha një shfaqje të mrekullueshme, thoja ‘e dini çfarë po ndihem keq do të pi një Coca-Cola në akull.’”
Gjatë intervistës, reperi tregoi se ai peshonte 240 kilogramë para se të vendoste të mos konsumonte pijet e gazuara, ndërsa tani ai është 185 kilogramë.
“Problemi është kur njerëzit konsumojnë pije të gazuara dhe pije të tjera me sheqer çdo ditë, trupi juaj nuk e di se çfarë të bëjë me atë sheqer sepse është kaq i panevojshëm…”, u shpreh Rogan.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al