Kënga Magjike ka nisur sot natën e dytë e edicionit të saj të 19-të, mes humorit dhe batutave të shkëmbyera mes bashkëprezantuesve të Ardit Gjebreas. Ndërsa në skenën e madhe të ‘’Pallatit të Kongreseve’’ kanë dal aktorët e humorit Bes Kallaku, Erion Isai së bashku me Nevinën për të prezantuar këngën e radhës që do performonte, Erioni nuk ka nguruar ‘’ta thumbojë’’ me humor Besin që nuk flet një shqipe standarde.
Por e menjëhershme ishte dhe përgjigja epike, por ndoshta edhe pak ironike e Besit: ‘’Në gjithë këto vite bashkëprezantuesit e Ardit Gjebreas kanë folur në italisht, anglisht, turqisht, ndërsa unë vërtetë nuk flas në letrare, por flas shqip dhe nuk kam nevojë për përkthim’’-u shpreh duke qeshur.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al