31 Maj, 2021

“Hundëpërpjetë!”- E cilësoi si “tradhtar”, Andi Artani flet për herë të parë për raportin me Jasmina Kadriun: Kam duruar shumë se…


Andi Artani dhe Jasmina Kadriu vendosën të dilnin bashkë nga “Për’puthen”, për të parëse si do të vazhdonte marrëdhënia e tyre jashtë.

jasmin kadriu andi artani (6)

Vetëm pak ditë pas këtij vendimi, u mësua se dyshja nuk janë më bashkë dhe thumbat për njëri-tjetrin në rrjete sociale nuk munguan.

andi artani (5)

Jasmina ishte e para që reagoi nëpërmjet një statusi në Instasory, ku theksoi faktin që Andi e kishte “tradhtuar”.

jasmin kadriu andi artani (4)

Ajo iu referua këngëtares Diona Fona, e cila zgjodhi pikërisht djalin nga Kosova për të qenë protagonist në videoklipin e saj.

andi artani (6)

Mirëpo, Andi dhe Diona filluan të shkëmbenin komente flirtuese në rrjete sociale dhe më pas shkuan në Vlorë për t’u argëtuar në plazh nën shoqërinë e miqve të përbashkët.

jasmin kadriu andi artani (8)

Artani ka folur së fundmi në një intervistë për “NIN”, ku ka treguar versionin e tij të historisë.

andi artani (4)

Si fillim, ish-konkurrenti u shpreh se gjëja e parë që do të donte të ndryshonte nëse do të kishte mundësi, ishte mosdeklarimi për Jasminën aq shpejt.

jasmina kadriu, andi artani, shqipe hysenaj (3)

Ai tha se tani që sheh mënyrën se si rrodhën ngjarjet, do të kishte pasur dëshirë të kishte dalë edhe me disa vajza të tjera nga programi, por deklarata vetëm për Jasminën nuk e lejoi.

andi artani (3)

Andi tregoi se me Dionën ka vetëm raport shoqëror, por Jasmina nuk e kishte kontaktuar asnjëherë për ta pyetur në lidhje me këtë çështje.

andi artani (2)

Sipas tij, ndonëse Jasmina është shprehur se çelësi i një marëdhënieje është komunikimi, ajo nuk ka komunikuar asnjëherë më të, por i mbante inat dhe e bllokonte në rrjete sociale.

andi artani (1)

Unë jam shumë i qetë me veten dhe nuk kam për çfarë të reagoj. Me Jasminën s’kam asnjë lloj raporti, as shoqe, asgjë. Janë gjestet që ka bërë gjatë gjithë kohës ato që më ftohën nga ajo. Lidhje nuk ka qenë. Edhe kur kemi dalë bashkë, nuk kemi dalë çift.

Rastisi që dolëm të dy në të njëjtën ditë. E kisha menduar të dilja vetë. Por asgjë nuk shkon me zor. Atë ditë ka thënë ‘jam shumë dakord me Andin, nuk shoh të ardhme me të, thjesht me mbajt miqësi’.

Njeriu duron deri në një pikë. Unë kam duruar shumë se ka dhe gjëra që ju nuk i dini. Nuk mund të më quajë mua tradhtar, sepse nuk ka pasur lidhje mes nesh”,- rrëfeu Andi.

jasmin kadriu andi artani (12)

Andi e cilësoi ish-konkurrenten si “hundëpërpjetë” dhe shumë “impulsive”.

andi artani jasmina kadriu (4) jasmin kadriu andi artani (8) jasmin kadriu andi artani (7) jasmin kadriu andi artani (2) andi artani jasmina kadriu (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al