Këtë të shtunë Hygerta Sako ka qenë e ftuar në emisionin “Thumb” të Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut. Një deklaratë e saj ka bërë xhiron në mediat shqiptare në të cilën moderatorja e sportit, duke dhënë mendimin për disa personazhe të njohur të artit, për njërin prej tyre Stresin, u shpreh kështu: “Nuk e kam dëgjuar kurrë. Këndon rep kam përshtypjen dhe nuk dua të them ndonjë fjalë të rëndë. Domethënë të më “përdhunohet” veshi nga një muzikë e tillë. Nuk e dëgjoj.”
Një deklaratë e tillë në media është përcjell si një farë “sulmi” ndaj personazhit në fjalë por në të vërtetë moderatorja e ka patur për muzikën rep në përgjithësi, jo për reperin.
Në një prononcim për Blitz.al Hygerta ka sqaruar njëherë e mirë thelbin e përgjigjes në intervistën për “Thumb” e madje ka kritikuar portalet që i interpretojnë në një tjetër mënyrë fjalët e saj thjesht për disa klikime.
“Është e disata herë që portale të ndryshme, pa pikë profesionalizmi, vetëm për disa klikime, marrin fjali të intervistave të mia dhe i interpretojnë si të duan duke krijuar tituj bombastikë dhe për të bërë “lajme”. E fundit është abuzimi që është bërë në lidhje me deklaratën time për Stresin. Më duhet të sqaroj që s’kam asgjë personale me të, respektoj punën e çdokujt edhe pse mund të mos hyjë në shijet e mia. Kush e ka marrë mundimin të degjoje intervistën, do e kuptonte që nuk fola për Stresin, por për MUZIKËN RAP. Dhe në fund të fundit kam të drejten time ta pëlqej diçka ose jo. Nuk i vë faj as Stresit dhe as fansave të tij që kanë lexuar vetëm titujt e ketyre portaleve pa pikë morali dhe respekti për njerëzit, i mirëkuptoj. Por ama kuptova që jemi thjesht “viktima” që përdoremi për të bërë klikime. Ndaj marr VENDIMIN që mos të dal më, në asnjë interviste këtej e tutje. U kërkoj ndjesë kolegëve të mi gazetarë, që mund të më kontaktojnë në të ardhmen. Nuk do lejoj më që fjalitë e mia të keqpërdoren dhe keqinterpretohen!!!”,- shprehet Hygerta. /Blitz.al/
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al