Belen Rodriguez dhe balerini Stefano De Martino raportohet se janë rikthyer sërish bashkë. Ata janë fotografuar shpesh së bashku dhe tek shtëpitë e njëri-tjetrit.
Pas thashethemeve, balerini ka reaguar për herë të parë në një intervistë për “Gente”.
“Ne jemi prindër, kemi një lidhje që shkon përtej martesës. Së bashku kemi kaluar mijëra gjëra në jetë. E kundërta do të ishte e çuditshme, pra të shihje dy persona që kanë një fëmijë dhe nuk takohen më”, tha ai duke iu referuar takimeve të tyre të shpeshta.
Sipas tij, nuk ka asgjë më shumë mes tyre dhe kalojnë kohë së bashku për hir të djalit të tyre Santiago.
“E pranoj se për një kohë të gjatë dhe për një mijë arsye nuk na kanë parë kurrë bashkë, por për një nënë dhe baba që ndoshta e kalojnë të dielën së bashku me fëmijën e tyre, nuk shoh asgjë të jashtëzakonshme. Unë shkoj tek shtëpia e saj dhe po ashtu ajo vjen tek banesa ime, si të gjithë të divorcuarit në Itali. Dhe arritja më e madhe për dy prindër të ndarë si ne, duhet të jetë pikërisht të shkuarit përtej një martese të dështuar”, rrëfeu De Martino.
Pyetjes nëse romanca e tyre është ‘rindezur’, balerini iu përgjigj: “Jo, nëse do ishte nuk do kisha problem të flisja për këtë. Jeta ime është puna, familja, djali im, nëna e djalit tim. Të di që ata janë mirë, kjo është e gjitha dhe themelore për mua”.
Thashethemet për rikthimin e ish-çiftit vijnë pasi modelja argjentinase i dha fund romancës me Antonino Spinalbese, me të cilin solli në jetë vajzën Luna Mari në maj 2021.
Marrëdhënia e tyre kaloi në krizë vetëm pak muaj pas ardhjes në jetë të vajzës dhe ata u ndanë përfundimisht, megjithatë asnjëri prej tyre nuk foli publikisht për fundin e lidhjes.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al